Nga Agim Cani
Shpesh degjoj shprehjen se ne raca shqiptare e kemi qef korrupsionin. Jemi hajdute. Na pelqen hajdutlleku. Eshte formulim i gabuar. Se ne bote ka vetem nje race njerzore. Dhe kjo quhet homsapiens.
Hajduteria korrupsioni eshte edukim i gabuar qe fillon ne familje, vazhdon ne shkolle dhe me pas strukturohet si zanat ne pune dhe ne jete.
Nje detaj i vogel. Veru 4-5 femijeve nje tas te madh me groshe dhe copa mishi ne nje sofer.
Secili nga femijet do kerkoje me lugen e tije copen e mishit, dhe pse ne sofer jane nga nje familje.
Ne shkollat tona, ka qene dhe mbete ves deri ne perditeshmeri kopja, vjedhja e dijes dhe prezantimi si dija e jote.
Per punen, nuk do te them se rroga e vogel te ben hajdut. Eshte tmersisht gabim ky definicion. Eshte fatal per nje komb dhe nje shoqeri njerzore.
Perfytyroni gjermanet mbas luftes se dyte Boterore. Asnje ndertese ne kembe. Shume pak burra e rini.
Te gjithe ne pune. Zyrat e hapura paradite. Mbasdite nepunesit punonin ne germadhat e qytetit. Njerzit punonin gjithe diten dhe rroga ishte 2 marka ne dite ose dy kg patate.
Dhe Gjermania si Sfinks u ngrit perseri. Se gjermanet e duan vendin e tyre. Se bejne ligje qe siguron paqe, drejtesi, bashkejete dhe te drejta njeriu.
Ku punoja para ca vitesh, mora vesh se nje shok pune ishte semure dhe priste vdekjen ne nje Spital. Ne Gjermani quhen Hospiz.
Bleva nje tufe lule (jo kavanoz receli) dhe shkova. Hyra ne dhome dhe me ftoi te rrinim ne ballkon. Shife me tha cfare vendi te bukur kemi.
Vertete nga ballkoni dukej parajse, ose xhenet si i thote mikesha ime. Dhe pashe dy planete lotesh ne syte e tije qe nuk i leshoi mbi faqe, por i gelltiti perseri poshte ne shpirtin e tije.
Eshte e turpshme qe ne ne shoqerine tone i kemi hajdutet me mbiemer , peremer vetor ose ndajfolje.
Hajdute i imi, ose i joti.
Hajdute te mire ose te keqinje.
Hajdute te majte ose te djathte.
Hajdute mjek ose politikan.
Me shkolle ose pa shkolle.
Kjo ja sjelle ne nje shoqeri amorfe. Ku çdo kryeminister qe vjen i jep shqiptarise Shqiperise formen e endrres se tij. Formen deri te egos se tij.
Ps… Kam kohe qe u sherbej mbi 80 vjecareve gjermane. Pandemi- vaksina. Dhe ne shenje mirenjohje per kete Gjermani qe gezoj bashke me femijet e mij dhe frute qe ndryshuan jeten e familjes sime ne Shqiperi.