Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo e fundit kërkoi komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën, kërkesë që ua dërgoi të gjithë ambasadave të akredituara në vendin tonë. Por refuzimi i parë ka ardhur sa i takon kërkesës në fjalë nga Austria. Përmes një statusi në rrjetet sociale, diplomati Sattler e ka cilësuar si një kërkesë aspak normale për vitin në të cilin jetojmë, sipas së cilit, ky problem është i brendshëm dhe duhet të gjendet një zgjidhje sa më shpejt. Madje, Sattler i kujtoi Ademit se jemi në 2019 dhe jo në 1913.
Kreshnik Spahiu shprehet se poshtërimi që dje i bën ambasadorët ka qenë një nga shuplakat më të rënda që mund të marrë klasa politike.
Ai i kërkon Ademit që të dorëzojë çelsat.
Reagimi
Deklarata e Voltana Ademit është fundi i papërgjeshmërisë dhe mungesës integritetit të politikës shqiptare.
Poshtërimi që dje i bën ambasadorët ka qënë një nga shuplakat më të rënda që mund të marrë klasa politike.
Të heqësh dorë nga sovraniteti kombëtar pas një shekulli pavarësi është jo vetëm akt anti-kombëtar por edhe vepër penale.
Kjo parti e cila akuzon çdo ditë ambasadorët se janë të korruptuar, merr guximin të kërkoj “eulex” bashkiak a thua sikur Bashkinë ja ka lënë trashëgimi baba. Po ju po i akuzoni ambasadorët që janë të shitur tek drogaxhiu si doni me ja besu qeverisjen këtyre ambasadorve?
Moj zonjë që na nxive faqen e Shkodrës loce, mandati yt ka mbaru në 30 qershor sepse je votuar 4 vjet dhe asnjë ditë më shumë.
Dje ambasadori austriak iu tha se ende u ka ngel sahati në 1913 dhe koha Princ Vidit ka mbaru.
Ti nuk meriton fyerjen që të bën ambasadorët duke të than që keni ngel si njerëz me bisht, por meritoni me u nxjerr prej zhelesh jashtë si anti-shqiptar sepse jeni të gatshëm me e nda karrigen dhe pushtetin me çdo të huaj, rus, kinez, serb, italian, rumun, por jo me shqiptarët kundërshtar.
Ik o Voltana, dorëzo çelsat dhe mos bë kamikazen e urdhrave të Sali Berishës. Mbylle mandatin me pak dinjitet ashtu siç jena krenu tan jetën me karakterin dhe kulturën e femrës shkodrane.
Ik dhe mos u ndje e tradhtume prej amerikanve por prej atyre që e mbyllën “Çadrën 2” këtë rradhë duke i shit 61 bashki Edi Ramës!
Tradhētia nuk ka brina…
E në fund du me të përshëndet me dy vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti jem, jam t’uj u lut, se i joti ta ka fut”