Ilir Meta e ka mbyllur ditën e djeshme në bregdet duke bërë 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit. Me bluzën dhe shallin e Celtic, Meta thotë se nuk është e lehtë të jesh pjesë e kampionëve skocezë, për më tepër nuk është e lehtë të fitosh titullin e 10-të kampion, por sipas Presidentit munden.
Për ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu e quan tallje me shqiptarët veprimin e presidentit në rrjetin e tij social Facebook.
“#Tallje me #shqiptarët
Dje ky burri paska bërë 26 km ecje tek sarajet e tij në Gjirin e Lalzit, që nënkupton plot 5 orë të harxhuara në rërë.
Fundja i #papunë është. Ky s’ka me çfarë merret tjetër”, shkruan Spahiu.