Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, njëkohësisht bashkëshorti i saj, që u shpreh se ‘do më shumë Margaritën se Monikën’.
Në një intervistë për RTVOra, Kryemadhi tha se marrëdhënia mes dashurisë për vendin dhe dinjitetit dhe integritetit të çdo njeriu është më shumë se dashuri personale.
Ajo shtoi se dashurinë për të, Meta e tregon brenda katër mureve, ndërsa kur merr një pozicion public, ka një tjetër dashuri.
“Nuk dua të komentoj deklaratat e presidentit. Por marrëdhënia mes dashurisë për vendin dhe dinjitetit dhe integritetit të çdo njeriu është më shumë se dashuri personale.
Dashuria personale është brenda katër mureve të shtëpisë dhe është respekt reciprok që secili ka ndaj njëri-tjetrit.
Dhe kur secili nga ne merr një pozicion publik, merr përgjegjësi dhe tregon përgjegjshmëri ndaj pozicionit të tij, unë nuk mendoj se ka të bëjë dashuritë sentimenale, personale apo individuale.
Marrëdhënia me vendin dhe institucionet kalon edhe limitet marrëdhënies së prindit ndaj fëmijës,”– u shpreh Kryemadhi.
Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS dhe ironisë së tij lidhur me dekorimet që kreu i shtetit u bën figurave historike, Meta tha se ai i do figurat e shtetit, madje Margarita Tutulanin e do më shumë se Monikën.