Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se dy pikat e forta të Ramës janë krijimi i network-ut financiar kriminal, antishqiptar dhe paratë e vëna dhe për këtë askush nuk e mund dot atë. Kryemadhi në emisionin “Java” në RTSH, tha sot se askush nuk do më të bëjë pakt me kryeministrin Edi Rama, teksa ka kujtuar edhe bashkëpunimin e LSI me PS.
Pjesë nga deklarata:
“Kur Rama është keq thotë po bëj pakt me Bashën, kush do bëjë pak më me Ramën sot? Edhe Meta i mban mend të gjitha paktet e Ramës e të jesh i bindur që…Megjithatë unë ia kam thënë, se Rama tentoi një vit e gjysmë të përçante opozitën duke thënë që Basha po bën pakt me Ramën, nuk e realizoi, tentoi brenda vendit, jashtë vendit, mbi tavolina, nen tavolina. Ca interesi kishte? Se një front politik i përçarë i zgjat jetën.
Asnjë nga partitë politike në Shqipëri, duke nisur nga Berisha, Nano, Meksi, Majko, Meta, Basha, Monika, asnjë nga këta pavarësisht ca themi ne romuze që hedhim nëpër tavolina, njëri ka “kap floririn” tjetri “armët”, tjetri “rrugën”, asnjëri nga këta se mund dot Ramën në para. Në para e në network kriminal lobist antishqiptar këto janë dy pikat e forta që ka Rama në përballje me të gjithë shqiptarët e tjerë. Rama 20 vjet në pushtet ka krijuar network financiar kriminal, antishqiptar. Meta kujtoi se me Ramën bëhet politik, u be Meta kryetar i Parlamentit, bënte politik në parlament, sa herë që kishte lëvizje politike Rama krijonte kauze ta çonte Meten në një cep, shkëputej Meta, PD merrej me Metën, Rama vazhdonte, se ne kemi mungesë memorie, asnjë nuk e bën këtë analizë”, tha Kryemadhi. /Shqiptarja.com