Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë për bashkimin kombëtar. Rama ka cituar një shprehje shumë të njohur të shkrimtarit Hilë Mosi ku thotë: “Vëllezër qem’ e jemi, s’kemi për t’u ndarë, bese e fe në kemi kombin shqipëtar!”. Ky mesazh i kryeministrit vjen në një kohë të trazuar për politikën të shtrirë përtej trojeve shqiptare.
Kujtojmë se disa nga liderët e UÇK-së po përballen në Hagë për krime ndaj njerëzimit në kohën e Luftës së Kosovës.