Puna për asfaltimin e bypass-it të Vlorës ka filluar. Kryeministri Edi Rama thotë se janë 29 kilometra, të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat.
Pas lajmit që dha kryeministri, të shumta kanë qenë reagimet në Facebook. Një qytetar i shkruan Ramës se duhet të mendojë dhe për pjesën tjetër të Vlorës.
“Shume mire per rrugen e re, por mendo edhe per pjesen tjeter te vlores… vetem shko me makine nga Narta dhe Zverneci nga rruga e pyllit te sodes te te dali veshka dhe jo me guri nga veshka… per 500 metra… nje dore asfalt do..thuaja Lelit ta shikoj…”, i shkruan qytetari.
“ kam shkuar jo me larg se dje dhe veshkat i kam ne rregull, mbase e ke harruar si ka qene me pare dhe nuk e ke pare qe eshte bere tere ajo pune edhe andej, por ne te gjitha rastet ka ende per te bere e duhet durim”, i përgjigjet Rama.