Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se qeveria me shëndetësinë ka dështuar, duke publikuar studimin nga prestigjozja botërore “Lancet”, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.