Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në muajin Mars të 2020 mëson ekskluzivisht nga burime brenda qeverisë portali TetovaSot.
Pasi Brukseli nuk hapi negociatat me Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Zoran Zaev ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka shpallur Zgjedhjet e Parakohshme. Kjo vjen pas vendimit për mosfillimin e negociatave me BE-në, ku Franca, Holanda dhe Danimarka, refuzuan dhënien e datës në Samitin e fundit në Bruksel. Ai shtoi se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar, serb, rom, turk dhe të tjerëve në vend, nuk do të rrezikohet.