Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24 theksoi se Marsida Xhaferllari nuk plotëson asnjë kushtet që të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Ballës, Xhaferllari nuk mund të jetë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka lidhje kriminale e nepotike.
“Presidenti Republikës ka zgjedhur një kandidate, që nuk plotëson kushtet. Zonja Xhaferllari nuk mund të jetë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka lidhje kriminale e nepotike, të cilat sigurisht e bëjnë atë të papërshtatshme. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e vlerëdimit të ulët. Kanë kandiduar 4 persona dhe Xhaferllari ishte e fundit. Xhaferllari kishte probleme të rënda. Anëtarë të Kushtetueses mund të zgjidhet një nga emrat të renditet ndër tre të parët. Presidenti i Republikës ishte sqaruar se duhet të emëronte kandidaturat e para. Meta nuk është nisur nga parimet, por nga emrat e përveçshëm”, u shpreh Balla.