Gjatë qëndrimit në Sarajevë në kuadër të samitit që po zhvillohet në Bosnjë duke mos pyetur për vendimmarrjen e Shqipërisë dhe Kosovës për ta bojkotur Samitin në Bosnje, Ilir Metën e kanë ‘rrëmbyer’ gallata për disa momente me tifozët e famshëm të ekipti të futbollit skocez të Celtic-it.
Kreu i shtetit shqiptar ka publikuar në faqen e tij videon me momentet kur iu bashkua festës së tifozëve para ndeshjes me FK Sarajevo të vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League.
“Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC” shkruan Meta. natyrisht tani Metës i duket vetja anglez sepse tashmë Mbretëria e Bashkuar është atëdheu i familjes Adams ku tre fëmijtë e tij shkollohen dhe jetojnë të lumtur në varfëri atje!