Akademia e Shkencave ka njoftuar ndarjen nga jeta të akademikut të shquar Gudar Beqiraj. Beqiraj ka ndërruar jetë pikërisht sot në ditën e tij të lindjes.
“Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, shkruan Akademia e Shkencave.
Beqiraj në vitin 2017, për pak kohë ishte në krye të Akademisë së Shkencave por gjatë një takimi të zhvilluar me presidentin Ilir Meta vendosi të dorëheqej nga posti