Biznesmeni i njohur shqiptar Sinan Idrizi reagon pas lajmit të publikuar nganjue media turke e sponsorizuar nga falangat e krimit në Shqipëri se prokuroria në Turqi ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për të, për çështjen me biznesmenin Adnan Polat.
Madje SHQUP tregonte para shqiptarëve se prokuroria turke kishte kërkuar 10 vjet heqje lirie për Idrizin dhe se në këtë çeshtje ishte përfshirë Edi Rama që duhet të dorhiqej dhe të hetohej nga SPAK dhe të dënohej për …korrupsion
“Ky është një lajm i shëmtuar. Kush është burimi i këtij lajmi?! E dini ju kush është media turke ‘Kars Manset’ që e paska publikuar këtë lajm?!Nuk e dini. Është një media periferike. Unë ju ftoj juve si gazetë dhe të gjithë gazetarët e interesuar, hajdeni në Turqi ndiqni seancën gjyqësore, nëse ka. Se nuk e dimë ka apo jo një gjyq për një çështje të tillë. Unë jam shprehur për këtë gjë. Secili ka grupin e vetë dhe kaq. Mos u merrni me gjëra koti dhe me këto burime lajmesh që janë të pabesueshme. Nëse jam unë i fajshëm për këtë çështje, atëherë dënohem unë. Nëse është ai tjetri, dënohet ai. Nuk kam çfarë t’iu them më. Hajdeni në Turqi me mua dhe ndiqni gjyqin, gjithmonë nëse ka një gjyq të tillë. Jam unë ai që kam hapur një çështje në gjykatë për këtë”, përfundon Idriz