Kurora britanike dridhet akoma. Gjithnjë për shkak të Harry dhe Meghan. Pavarësisht se dukët e Sussex janë përtej oqeanit nuk rreshtin së krijuari skandale.
Këtë herë arsyeja është e zezë mbi të bardhë në raftet e librarive, në librin e lady Colin Campbell, e njëjta që 30 vjet më parë zbuloi tradhtinë e Dianës.
Këtë herë bëhet fjalë për Harry, se si princit të veshur sytë nga seksi, i tërhequr për hunde nga Meghan, cilësohet si “Blow Job” (seks oral).
Pas zbulimit që princi ishte nën depresion, pa miq, pa punë dhe i paaftë të arsyetonte pa bashkëshorten, arrin bomba: Harry, princi “Blow Job” tërrësisht i verbuar nga seksi.
Dhe për Meghan çfarë nuk tregohet. Në libër thuhet se dukesha ka qenë gjithnjë alergjike nga jeta e Oborrit dhe protokollet mbretërore. Episodet nuk mungojnë. Qëkur thotë “u mërzita” në festën për mbretëreshë, deri te zgjedhja jo sipas protokollit të ngjyrës së fustanit të dasmës.
Nuk mungojnë as debatet me asistentet dhe kamerierët. Dhe me sa duket, princi Filip, i nervozuar nga prania e Markle në Oborr, e quante “Tungsteno”.