Nga Akil Ylli
Pas nje kohe relativish bashkepunues, me hisen tjeter te shtetit, kur Likja e pa, qe askush po i hidhte litarin, per ta nxjerre nga lumi, shaloj perseri kalin e Maliqit dhe ja krisi galopit te çoroditun antishtet. Yxhymmm!
Sebepin e gjeti, tek shembja e Teatrit. Me fjalorin e huazuar nga Neritan veremi dhe Matufi Dixhital, ju drejtua popdhit, duke e ftuar ti versulej qeveris, me formacion revolucionar. Mirpo popullit, keto soj robsh i kane ardhe ne maje te hundes, dhe mezi pret diten, kur SPAK t’ju trokas ne dere. Kta jane rande shume è! E marrin per popull, ate qe shef Krymadhja, te sfera kristalit!
Ngaqe deliri i madheshtis e ka kap per fytit, ose me sakte, per krejet, doli me ngut te na jape sihariqin, se kish zbuluar nje melhem 14 piksh, qe gjoja ja u kishte propozuar gjithe faktorve politik e nderkombtare, per te sheruar krizen ne vend. Krize e cila ne fakt egziston, per shkak se ai, s’bashku me dy kendet e “Trekendeshit te se Keqes”, jane ne konflikt me shtetin ligjor, ne emer te Antishtetit!
Sipas 14 pikshit, Shteti Shqiptare duhet te shkonte ne kavalishenc, deri ne diten e zgjedhjeve te reja. Parlamentaret e rruges, qe kane dorzuar mandatet, duhet te riktheheshin te gjithe ne Parlamen. Se ma çfare ligjit duhet te rikonfirmoshin deputete ata, nje Zot e di! Ka vetem nje: Me ligjin e Maliqit!
Sipas lapsit te Likes, i bie, qe me rifutjen ne parlament te deputetet te rruges, plus atyre qe jane brenda, at’here te permbyset verdikti i Sovranit. Opozita e sotme, kthehet ne mazhorance. Se helbete, ata te rinjte qe jane brenda, s’kane si ti nxjerrin jashte. Do kishim 180 deputete. Rrumpalle!
Me tej, 14 pikshi propozonte, qe drejtimi i shtetit, duhej ti besohej Byros Politike. Kuptohej, nen kujdesin e Likes. Sipas tij, keto do te ishin binaret, per te kthyr trenin e shtetin, ne hekurudhen e paqes sociale dhe demokracise. Kryveper! Me udhtu me kyt biçim trenit, perfundon direkt e n’goje te “Ujkut”!
Mirpo qyqari, kur e pa qe askush se mori seriozisht, at’here kandari i delirit i kcej n’hava. Mori superxhiro, dhe filloj te bredhe ekran me ekran, duke na bere te ditur, se i mjaftonin 20 asllane, per shperndarjen e Parlamentit, rrezimin e riformimin e qeveris. Tamam: Prralla n’lesh, shnedja prej nesh!
Te gjesh nje atom llogjiket, ne kete soj idejet, duhet te besh sforcime mbinjerzore. Megjithate, neqoftese duhet ta gjesh nje te tille, mendja te shkon, se mund te ju kete bere thirrje 20 deputeteve socialiste, qe ai mendon, se kane te njejtin problem, qe ka ai me drejtesin, dhe ne kete menyre, mund ti kthjeje numrat nga vetja ne Parlament, e mandej, t’lumt krahi: U qelb Bac!
Por, per fat te keq, ky soj psikoplanit ishte arenuar, kishte has ne llaç. S’po gjente, qe spo gjente dot, nje krijese te afte, qe ta nxirrte prej atij bataku. I duhej me çdo çmim, nje cop kryeministrit.
Gjeja e pare qe i shkoj ndermend, ishte Qimi. Platforma e tij televizive, ka shikueshmerine e duhur. Prezenca e Canit dhe Bejtjes ne ate panel, i jepte rastin e shkelqyer, per te peshkuar qeveritaret e rinj te revolucionit. Qimin e ka fale Zoti, bash per njate zanat. E ka premjen egzakt!
Nje te thene, e nje te bere! Sapo ju dha rasti, shpalosi planin e revolucionit. “Le te ngrihet” 70%, 80% e popullit, dhe une e shperndaj Parlamentin dhe qeverin. Ju qe jeni ketu, hajde beni ministra”. Mesa duket, arsyeja e uljes se gradave ne rang ministri, kishte lidhje disi, me pritshmerite. Treshja intervistuese, ne vend ta ndihmonte, me pyetjet idiote qe benin, ja prishen terezin. Prandaj hoqi dore nga identifikimi i kryeministrit, dhe u mjaftua, duke ju afruar poste ministrash. I vetmi nga ata tre, qe i shkoj goja vesh me vesh nga miklimi, ishte Qimi. Por u mjaftua me aq. Me siguri ka menduar: Ky do t’jete, ma i marre se un!
Por se ku i flinte lepuri, e zbuloj kur vajti tek Opinion-i i Fevziut. Pasi paraqiti dhe aty, tezat e revolucionit, e solli muhabetin ne menyre te atille, qe Fevziu, ti drejtonte pyetjen, “po kush do te beje kryeministrin”. Sapo i doli ne shteg, ju drejtua, “Po hajde ti”. Pergjigjia qe mori, ishte kryqezuese. Jo aq nga zgjuarsia e Fevziut, por per shkak te mungesen se theksuar te taktit, nga ana e tij, ai ja ktheu, “Po pse, me kane lene mend mua!”. Uuuu, ktu u dhi nusja n’kal!
I zhgenjyer totalisht, nga deshtimi i gjetjes se kryeministrit e ministrave, te Qeveris se Perkohshme Revolucionare, ra ne depresion. Ngaqe nuk e honepse dot, qe populli se vuri aspak ujin ne zjarr, vendosi te hakmerret ndaj tij. Doli te nesermen dhe jo pa mllef shpalli qe, qe nga sot e tutje, per inat te popullit, do te sillem si nje President zotni, protokollar safi, identik si Presidenti i Mbreterise se Danimarkes. Aferim te qofte Like! A ka se si!?
Do Zoti e ja ka mbledh mente, dhe e ka kuptu, qe sa here del jashte protokollit, se ven kush ne liste, dhe s’ban gja tjeter, veç perzihet si pordha, neper t’lina!