Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, përsëriti edhe njëherë pas takimit me kryeministrin Rama, se opozita parlamentare nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për lista të hapura.
Hajdari deklaroi se pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm vendas dhe të huaj, opozita e re do të vijojë deri në fund të kësaj beteje që sipas saj mbështetet nga shumica e qytetarëve dhe çon në parlament ata njerëz që e meritojnë.
“I bëmë kërkesë kryeministrit Rama për hapjen e listave, nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë. Opozita parlamentare e ka marrë përsipër këtë beteje dhe nuk tërhiqemi edhe nëse do të ketë presion nga opozita apo të huajt.
Mendojmë se listat e hapura do të jenë të dobishme për një garë të drejtpërdrejt që do të çojë në parlament ata njerëz që e meritojnë.
Kjo kërkesë vjen në një kohë të vështirë, por që është e nevojshme që mos ngelemi në vendnumëro dhe të kemi zgjedhje me standarde. Duhet ta bëjmë realitet sepse listat e hapur mbështeten nga shumica e shqiptarëve.
Nëse Rama shkon me opozitën jashtë parlamentare i kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse Rama e merr këtë kërkesë seriozisht i bën nder Shqipërisë”, deklaroi Rudina Hajdari.