Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zyrtarisht nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës për çështjen e kontratës së lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E bashkë me të të pandehur janë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani dhe ish-financieri Ilir Deviashaj. Mirëpo, Ristani mesa duket kërkon t’ia hedhi pa u “lagur”.
“Unë personalisht nuk kam asnjë dokument që ta kem përpiluar firmosur apo vulosur unë, dhe që i drejtohet KQZ-së.”, ka thënë ai, për Report Tv duke iu referuar akuzave për “falsifikim vulash” në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ.