Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me propozimin e hedhur në tryezën e reformës zgjedhore nga Ambasada Amerikane në Tiranë, për miratimin e një sistemi danez zgjedhor.
Ai tha se problemi nuk është te sistemi, por zbatueshmëria.
“Për LSI as ka qenë dhe as është ndonjëherë problemi te sistemi. Problemi i shoqërisë shqiptare nuk është problem ndryshimi i sistemit zgjedhor. As sistemi daneze nuk e zgjidh këtë problem nëse nuk zbatohet rekomandimi i BE për të ndëshkuar të gjithë ata që janë implikuar në vjedhjen e zgjedhjeve”, deklaroi zyrtari i LSI.
Sipas Luan Ramës, kreu i mazhorancës po punon kundër arritjes së një konsensusi në tryezën për reformën zgjedhore, pasi tha se, “nga një anë thotë hajde ulemi dhe nga ana tjetër të pështyn, të fyen dhe e bën të pamundur arritjen e konsensusit”.