Menjeherë pas deklaratës së tij për mediat, një foto u përhap gjithandej në media, ku shihet presidenti Ilir Meta duke nderuar ushtarin e gardës.
Sipas burimeve nga Presidenca mësohet se para se të dilte jashtë ambienteve të saj, Meta nderoi ushtarin të cilit i tha se “ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës se ushtari i parë do jem unë”.
E po ta vini re me kujdes kjo foto do çudiste, apo edhe do vinte buzagas, të madh e të vogël. Por tashmë jemi mësuar me këto veprime të presidentit që me plot gojë do t’i quanim “çapkënllëqe”.
Po dje, zëdhënësi i Presidentit të Republikës deklaroi ndër të tjera se Meta do të jetë ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës.
E ky i fundit si për ta përkëdhelur në sedër e quajti sot, “Blushi im”!
Lule Like partizani!
I le dhent’ dole nga stani,
Lule Velo Partizani,
More pushkën dole malit,
Lule Velo Partizani.
Po pyet nëna çu bë djali,
Lule Velo Partizani,
Iu përgjigjen krismat malit,
Lule Velo Partizani.
Nëpër male, e nëpër shkrepa,
Në çdo luftë që bënte CETA,
Në mes shokësh rritej djali,
Lule Velo Partizani.
Priste nëna që të vijë djali,
Partizan o me lirinë,
Dhe ne sytë e çdo fëmije,
Shihte Shqipërinë e lirë. /Fjala.al