Këto ditë të nxehta gushti, kreu i opozitës Lulzim Basha, po i shfrytëzon më së miri për një çlodhje totale, për t’u rikthyer me energji të reja në shtator.
Në fillim të gushtit, sapo mori pushimet, Luli ja mbathi drejt Hollandës, për të ajrosur shtëpinë dhe për të ujitur tulipanët. Por kësaj radhe Luli, vec këtyre, po lyen edhe shtëpinë dhe po rregullon disa pemë aty rrotull.
Pas gjithë kësaj lodhje të madhe, Luli ka nevojë edhe për ca pushime të gjata ekzotike, dhe nxirje në diell për t’u çlodhur sa më shumë.
Sigurisht, ka ndikuar edhe thirrja e doktorit për revolucion, që mesa duket se e ka trembur Lulin, i cili ka marrë ca pushime të gjata që në shtator të vijë i çlodhur mirë dhe me energji të reja.
Pothuajse çdo ditë në profilin e Lulit në rrjetet sociale, del “Lulzim Basha” është Live, por demokratët mbeten të zhgënjyer kur shohin se në fakt, dalin vetëm deputetët si Dhurata Çupi, Bardh Spahia apo disa nga ata që i shkojnë pas Lulit, sepse ky i fundit vijon pushimet.
Por, demokratët kanë filluar të mërziten dhe po bërtasin “Luli ku je ti”.
Në tëCNA.al, përshëndesim Lulin dhe të gjithë ata që i ka marrë malli për këtë të fundit, me këngën e mëposhtme:/ Satirë Politike