Pas mbylljes së protestës kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për media ku ka kërkuar bashkimin e qytetarëve në protestat në vijim për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai ka garantuar se do të jetë në krah të protestuesve dhe se kur të marrë qeverinë do të çojë në burg rivalin e tij politik Rama.
“PD do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe kudo për të qenë në krah të qytetarëve, te protestat. Partia Demokratike do të jetë do jetë në krah të artistëve.
Sic e patë sot, shpresa e Edi Ramës se me dhunë do të shuajë zërat e njerëzve të lirë e dëshirën e shqiptarëve për ndryshim ka marrë fund.
Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i kulturës dhe guximit të shqiptarëve, por fillimi i fundit të tiranisë që Rama ka luajtur me qytetarët e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur që bashkë me Aleancën e Teatrit për të rindërtuar TK dhe për të dërguar në burg të gjithë ata që morën pjesë në këtë akt makabër. Sot nisi një ditë e re shprese”, tha Basha.