Punët e zeza, të disa b.anditëve me bluza të bardha që kanë uzupuar drejtimin e shëndetësisë; dhe m.afia qeveritare, që po u fsheh k.rimet e i mbron për shkak të pazareve të pista me ta
Dy fakte që tregojnë, se çfarë alarmi jep e çfarë shërbimi ekstra bën kupola e qeverisë, kur sëmuret një oligark, që ka lidhje pazaresh me familjen kryeministrore në PPP shëndetësie miliona Euro; dhe çfarë shpërfillje mjekësore deri fatale për jetën, tregon ndaj qytetarëve që u zhvat taksat me dajak:
FAKTI I PARË/ – Në datën 25 korrik 2020, kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bllokuan me polici Spitalin Infektiv, duke vënë 20 mjekë e infermierë dhe 2 auto-ambulanca me eskortm policie të Gardës, për trajtimin dhe përcjelljen e oligarkes Vilma Nushi drejt Turqisë, mbasi ishte prekur nga “Covid”.
FAKTI I DYTË/ – Në datën 25 tetor 2020, u nda nga jeta fukarai Lutfi Çekiri nga Ndroqi, pas 1 jave lutje e përgjërimi, para dyerve të urgjencës së QSUT dhe Spitalit të Traumës, ku nuk u pranua për trajtim mjekësor.
Ky krahasim, nuk ka nevojë për asnjë koment, por duhet bërë apel, për shkak të reagimit të ministres Manastirliu; e cila mashtroi ç’njerëzisht, duke thënë se viktimës i ishte dhënë ndihma mjekësore.
Natyrisht, që ministrja Manastriliu, prej 6 muajsh edhe me biznes kazinoje e prej 8 muaj “COVID, krye-seksere e 30 milionë Euro tendera fiktivë; ka zbatuar urdhrin e bablokut, për të “pastruar” nga ky skandal, fytyrën e kupolë-bandës së bluzave të bardha në QSUT dhe Spitalin e Traumës.
Si mund të mashtrohet kaq kriminalisht, se gjoja fukarait Lutfi Çekiri nga Ndroqi, i është dhënë ndihma e plotë mjekësore, kur prej 3 ditësh, para dyerve të QSUT e Spitalit të Traumës; ai apelonte në media, se nuk po pranohej nga personeli mjekësor, as të futej në spital.
Ministrja dhe drejtorët e dy qendrave spitalore, tashmë që viktima nuk flet dot; mund të plotësojnë kartela vizitash, mjekimi e kurimi për të, por ato copa letrash bakalli, nuk e fshehin dot vdekjen e Lutfi Çekirit që ka paguar taksa, por u shpërfill para dyerve të spitaleve shtetërore.
Ndërsa për Vilma Nushin që ka marrë 320 milionë Euro taksa me PPP-në e “Checkup” e me tendera për ilaçe skarco; kryeministri vuri në dispozcion gjithë shtetin, për ta shpëtuar nga “Covid”.
/Pamfleti