Majlinda Bregu ka zhvilluar një “intervistë” me ndjekësit e saj online një ditë më parë. Një prej tyre, duke ironizuar Lulzim Bashën, e ka pyetur sa bëjnë 7 herë 7.
Kështu është përgjigjur po me ironi Majlinda Bregu: “Jo të gjithë ata që kanë mbaruar Sami Frashërin kanë mbet deri në mbledhje-zbritje”, përgjigjet Bregu.
Lulzim Basha është bërë prej kohësh meme në rrjetet sociale, për shkak të gafave të tij me mbledhjet dhe shumëzimet. Më e famshmja është kur deklaroi në Parlament, se 7 herë 7 bëjnë 42.
Që prej atëhere, këtë ia kujtojnë të gjithë, edhe pse ai vetë në një intervistë ka deklaruar se në matematikë ka qenë i shkëlqyer dhe merrte veç nota 10-të.
windows 10 education lizenz kaufen