“Al Hawl, Siri 20 tetor 2020 ne kohen e COVID. Ne cilesine e te derguarit te posacem te presidentit Meta per ceshtjen e kthimit te femijeve shqiptare te mbetur ne Siri, vizitova kampin ne fjale i cili eshte ne kushte katastrofike sic e shikoni ne video diten e djeshme.
Me duhet te bej 2 apele nje per miqte e medias ne Shqiperi, kujdes ne cdo fjale dhe germe qe trasmetoni ne Shqiperi, pasi fale internetit per pak minuta gjithcka trasmetohet ne Al Haël dhe demton femijet dhe grate qe ndodhen aty.
Se dyti nje ftese per autoritetet e tjera ne vecanti per kryeministrin nese duhet ti kthejme keta femije dhe keto gra shqiptare ne shtepite e tyre duhet seriozitet dhe profesionalizem, aspak diletantizem e mbi te gjitha para se dimri te na vere perpara te gjitheve bashke me COVID”.
Kështu shkruan këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla.
Por, a ka qenë vërtet ai në kamp?
Kjo mbetet për t’u vërtetuar, por fakt është se pamjet që ai ka postuar, në fakt janë marrë nga interneti, më saktësisht në Youtube.
Kulla i ka postuar këto pamje si të vetat, pra si të bëra nga ai gjatë vizitës që ka zhvilluar në kamp.
Por pamjet janë të një viti më parë.
Mashtrimi i tij është qesharak dhe pa ndonjë zarar në fakt, në krahësim me mashtrimet e tjera që ka bërë, si p.sh lajmet e rreme që shpërndante nëpërmjet portaleve anonime në Itali, se në Shqipëri po vinin mbetje radioaktive pikërisht nga Italia dhe do të groposeshin në vendin tonë.
Qëllimi ishte krijimi i trazirave dhe revoltave në vend, për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
Çështja është nën hetim nga autoritetet italiane, ndërkohë që Kulla me sa duket tani e kalon ditën me manipulime në internet.