Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pas tërheqjes së Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese u shpreh për A2 CNN se nëse nuk do të kishte vepruar kështu atëherë do të përbënte vepër penale.
“Fati i magjistratit e ndjek personin edhe në organin e ri kushtetues ku ai vajti, që praktikisht është Gjykata Kushtetuese. Zoti Muçi është jurist dhe e di që mbajtja pa të drejtë apo përvetësimi i një titulli që nuk të takon me ligj shkon edhe në suazat e një vepre penale, por nuk mendoj se mund të ndodhë kjo”, tha Manja./Fjala.al