Prezenca e OSBE në Tiranë ka përshëndetur mbledhjen e radhës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, duke e cilësuar një tjetër hap përpara në plotësimin e këtij kushti të rëndësishëm për çështjen e integrimit.
Ajo e ka konsideruar si një hap tjetër përpara në procesin e Reformës Zgjedhore duke e mbështetur këtë proces së bashku me OSBE/ODIHR.
“Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e Reformës Zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it”, thuhet në postim.