Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është takuar me përfaqësuesit e partive politik, ku kanë diskutuar në lidhje me projektin pilot për votimin dhe numërimin e votave elektronike. Palët nuk kanë rënë në konsensus, ndërsa përfaqësuesit e PS kanë kërkuar që të kryhet votimi elektronik vetëm në një KZAZ, të cilën do ta vendosë KQZ-ja.
Ndërkohë palët ranë dakord që ‘Smartmatic’ të bëjë identifikimin biometrik në të gjithë vendin.
Kujtojmë se më parë, PS kishte propozuar që projekti pilot të zhvillohej në një pjesë të Tiranës dhe në Korçë, ndërsa PD e LSI kërkonin që të kryhej në Fier dhe në Korçë.