Teksa jemi përballë fatkeqësisë natyrore më të madhe që ka goditur vendin dekadat e fundit, qytetarët e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, me të drejtë vijojnë ende të jenë të frikësuar dhe në panik.
Por pas një jave të tmerrshme duket se toka po gjen qetësi dhe prej pesë orësh nuk është regjistruar asnjë lëkundje sizmike.
Mbi 1 mijë e 300 lëkundje janë regjistruar që prej tërmetit shkatërrimtar të së martës së kaluar.
Tërmeti i fundit ka qenë në orën 12:50 minuta të ditës së sotme, me magnitutë 3 të shkallës Rihter.
Lëkundjet 6.4 të shkallës Rihter lanë pas 52 viktima, dhjetëra të plagosur, qindra banorë pa një strehë, dhe shumë banesa të rrënuara e të dëmtuara.