Nga Bledi Mane
Mandati si rektor i Universitetit të Tiranës i ka mbaruar qysh në prill por si mjellmë e plakur po këndon të fundit këngë. Është këngë e kobshme, e dhimbshme që mban peng qindra e qindra studentë. Lexoni historinë e pastaj revoltohuni.
540 studentë të Fakultetit Ekonomik kanë përfunduar këtë vit mes sakrificave studimet e tyre në nivelet Bachelor dhe Master. Janë laureuar plotësisht të gjithë por vetëm 19 prej tyre kanë marrë në dorë diplomat.
Vetëm 19 prej tyre rektori i universitetit Mynye Koni u ka firmosur dhe vulosur dokumentin akademik ndërsa 521 studentë të tjerë i fyen e i mban pezull gjasme me pretekstin e mosmarrëveshjes që ka me Senatin dhe Fakultetin Ekonomik.
Ky i fundit në një deklaratë publike hedh poshtë mosmarrëveshjet me rektoratin dhe fton Mynyr Konin të firmosë diplomat e studentëve pa të cilat nuk fillojnë dot studimet e thelluara madje askush nuk i merr dot as në punë.
Një interesim dhe investigim i imi personal nxjerr sot në pah se 19 studentët e ekonomikut që kanë marrë para të tjerëve kartonat e diplomave, kanë paguar rryshfet te sekseri i rektorit.
Dhe sekseri i rektorit quhet Albano Zhapa, drejtor i kurikulave i punësuar nga Mynyr Koni me shkelje të forta ligjore. 100 euro për të marrë diplomën tënde, mundin tënd si qokë e fundit e rektorit badakçi.
Mendova se sdudentët do protestonin sërish por harrova që Dhërmiu i hapi dyert dhe shumë prej tyre janë duke bërë shkuma party. Fundja mirë bëjnë, me 100 euro argëtojnë veten e tyre sesa tia japin plakushit Mynyr!