Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka shkaktuar jo pak komente me postimin e fundmit në Twitter, kur ju drejtua lëvizjes
Këtë postim e ka komentuar edhe ish-deputetja Mesila Doda.
Ajo shkruan se nuk i shkon për shtat një fjalor vulgar, për më tepër kur ajo është nënë, vajzë dhe grua.
Ajo gjithashtu i kujton dhe firmën e prishjes së Teatrit.
Postimi i plotë
“Lexova që ministrja Kumbaro e ka huazuar citimin nga një regjisor i njohur…
E dashur mikja ime Mirelë, është gabim, është prapë shumë gabim, edhe nëse gjen burimin e citimit mes të njohurve të botës…
Ti je përfaqësuese shtetërore, ajo që bën politikat kulturore të këtij vendi, ti nuk përdor dot zhargonin vulgar, qoftë edhe me ngjyra letërsie… ti nuk je Rama, nuk je Gjushi, nuk je as Saimiri… je nënë, je grua, je e lexuar aq sa për të mos i lejuar vetes të përdorësh shprehje të tilla që s’të frymëzojnë e nuk shprehin asgjë… as dashurinë për librin.”