Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta ishte në Tropojë ku do përurohej një rrugë, të cilës iu vu emri i kongresmenit Eliot Engel. Gjatë vizitës në këtë zonë ai nderoi edhe të ndjerin Azem Hajdarin dhe këtë moment Meta e bëri publik nëpërmjet një postimi në Facebook. Mirëpo duke qenë se Rudina Hajdari, vajza e Azemit nuk u lejua dje të shkojë në Tropojë, qytetarët kanë shpërthyer ndaj Metës dhe e kanë masakruar me komente.
Ata teksa e ‘kryqëzojnë’ për faktin që e ndaluan Rudinën, i kujtojnë se i ka ditët e numëruara dhe shumë shpejt e pret burgu. Disa nga komentet: