Presidenti Meta ka dhënë sot një deklaratë lidhur me shkarkimin e Besnik Muçit nga vetting, të zgjedhurit të tij në Gjykatën Kushtetuese. Në deklaratën e tij vihen re tonet e forta të cilat ai ka përdorur dhe gjuha e varfër diplomatike.
Meta ka shpërthyer jo vetëm ndaj kryeministrit Rama por edhe ndaj diplomatëve ndërkombëtarë të cilët i ka konsideruar si ‘palaço’. Sipas presidentit, qeveria i ka bërë shantazh Muçit që ditën e parë të punës.
“Jam me deklaratën e Blushit tim, zero surprizë nga vettingu u partisë, që u shpall edhe para pak ditësh nga zv/kryeministri për Mucin, nuk jam i habitur, se ka pasur presione politike që ditën e parë që hyri në zyrë për të penguar Xhaferllarin për të ushtruar detyrën e saj. Presionet i ka pasur nga shumica. Nuk besoj se keni harruar edhe deklaratën e Xhafajt, që i bëri presion dhe shantazh Vitore Tushës. Rama bllokoi Kushtetuesen me disa palaço ndërkombëtar.
SHBA janë si yll si shpirt se me ata i kemi bërë Kushtetutën. Presidenti është në kushtetutë dhe jo në rregulloren e ndonjë ambasade. Prandaj i kam ftuar të vijnë me ekspertët e tyre dhe t’u tregoj kushtetutën e Shqipërisë. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaco ndërkombëtar, referendumi. Edhe diplomatët të dalin me Ramën. Duhet të marrim në dorë sovranitetin e vendit. Prandaj larg duart nga gjykata kushtetuese. Hipokritët që duan të cojë këto akte në Venecia, ata janë hipokrite, pasi duhet të conin zgjedhjen e Arta Markut, tani duan të shpëtojnë Dvoranin, pasi ka pasur garanci edhe nga disa ndërkombëtarë për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi për të vendosur.” tha ai.