Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme duke publikuar prova të reja për Ardian Dvoranin.
“Mirë se erdhët në Kështjellën e mbrojtjes së Kushtetuesës. Po përgatitet dhe do të depozitohet një shtesë me kallëzim penal ndaj Dvroranit, sepse duhet t’i ndalohet ushtrimi funksionit, sepse është i kapur politikisht.
Sot janë këtu për të treguar sa larg shkon koordinimi mafioz për kapjen e drejtësisë, ku Ruçi i drejtohet kryetarit të KED-së për t’i kërkuar info për procesin e emërimeve të anëtarëve të Kushtetuesës, brenda ditës i përgjigjet kërkesës duke keqinformuar dhe fshehur indo mbi vullnetin e shprehur të presidencës.
Pa zhvilluar asnjë mbledhje, pa pasur kompetenca ligjore konstaton si të jetë vetë organi i presidencës, zgjedhjen e një anëtari të gjykatës Kushtetueses.
Ka shtrembëruar faktet dhe ka abuzuar që në bashkëpunim më kuvendin, ti rrëmbenin presidentin emërimin në Gjykatës Kushtetuese.
Dvorani t’i përgjigjet SPAK pse nuk thirri KED për të shqyrtuar shkresën e presidencë, a i ka kompetencat për ta bërë një gjë të tillë. Me kë bashkëpunoi apo e urdhëroi”, tha Meta.