Ilir Meta ka reaguar përsëri në lidhje me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka deklaruar se është skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
Reagimi Ilir Metës
Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!
Por kush është personazhi që Meta përmend në reagimin e tij?
Katicia e cila citohet nga Presidenti, është ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut. Ajo u shkarkua nga posti i saj me votimin e Kuvendit për shkak se akuzohej të kishte lidhje me rastin “Reket”/Fjala.al