Meta ka shpërndarë artikullin e gazetës së përditshme të Parisit, “Liberation”, për shembjen e Teatrit. “Të Dielën, autoritetet zgjodhën të shkatërrojnë Teatrin e vjetër në Tiranë, në mes të natës dhe në mes të një pandemie.
E pafalshme për mijëra shqiptarë, të cilët protestuan përsëri të mërkurën, kundër rritjes së pandalshme të diktaturës në Shqipëri. Në një atmosferë të rëndë, të shtyrë prej zemërimit dhe trishtimit, me qindra shqiptarë, shpesh me parulla, nga të gjitha rrugët, u bashkuan në qendër të Tiranës”, kështu e nis artikullin prestigjiozja franceze.
Përbri shkrimit Meta shprehet: “Koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën europiane!”.