Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë, kanë zhvilluar homazhe për ish-efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha. Ky i fundit u vra gjatë një operacioni të policisë në Lazarat 5 vite më parë.
“Policia e Shtetit do ta ketë përherë në ballë të krenarisë së vet Ibrahim Bashën dhe të 224 dëshmorët e tjerë të saj, të cilët janë krenaria e Policisë, krenaria e Shqipërisë, janë motivimi i madh i brezave që vijnë”, shkruan Lleshaj.