Pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka ardhur një reagim i fortë nga ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se Ramush Haradinaj është gjykuar 2 herë nga Gjykata e Hagës, por pas kësaj ai ka dalë më i fortë.
Sipas tij, ata që po gëzohen sot do të hidhërohen nesër, pasi pafajësia do të jetë çmimi NOBEL për ta.
“Gjykata e Hagës e ka gjykuar dy herë Ramush Haradinajn. Pas çdo gjykimi ai ka dal më i fortë. Gjykatat nën ndikimin Francez, Hollandez, Rus dhe Serb nuk gjykojnë as Ramushin, as Hashimi, Veselin. Ato arrestojnë Kosovën, që Serbia nga inkuizitore të bëhet viktim e luftës Ballkanike.
2 herë u gjykua, 2 herë u rikthye si hero. Mjerë ata që gëzojnë sot. Do hidhërohen nesër. Pafajsia do jetë çmimi NOBEL për ata!”, shkruan Spahiu.