Aktualisht po qarkullon me shpejtësi lajmi që modelja shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, Drago Svulescu nuk janë më bashkë.
Shkak për aludimet në fjalë u bë fakti që prej disa muajsh Angela nuk ka postuar fare fotografi me të shoqin dhe së dyti, Dragos ka mbyllur profilin në Instagram.
U desh një kërkim i shpejtë në Google për të parë se bashkëshorti i shqiptares ka probleme serioze me drejtësinë. Drago Svulescu është dënuar shkurtin e këtij viti me 5 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë në Rumani.
Biznesmeni akuzohet për mashtrim, saktësisht falsifikim dokumentacioni përsa i përket trashëgimisë së disa pronësive në bregdet shkruan Anabel.
Aktualisht, biznesmeni është në kërkim pasi akuzohet se është përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.
Prokurorët kanë deklaruar se vetëm Emil Dragos Savulescu dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë regjistrojnë një dëm financiar prej 28 milionë eurosh.
Siç raportohet nga website- t rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila.
Sëbashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët. Çiftia u martua dhjetorin e 2017-s.