Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se flitet për turizëm në një kohë që Rama ka “vrarë djem nënash në Vlorë, sa djem nënash kanë vrarë bandat në Shkodër dhe në Elbasan”.
“Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, ju thoni turizëm. Po çfarë turizmi? Sa djem nënash ka vrarë Rama në Vlorë, sa djem nënash kanë vrarë bandat në Shkodër, në Elbasan. Janë 3 mijë të vrarë në 3 muaj. Fëmijët e këtij vendi janë të pasigurtë.
Nënat po vuajnë se nuk dinë ku i kanë fëmijët, i dërgojnë në emigrim dhe nuk dinë nëse vijnë dot mbrapa apo jo. Rama po të jetë trim të rrijë në Kryeministri më 11 maj”, tha Kryemadhi.
Aq shumë e ka zënë frika nga pasiguria për të ardhmen kur reforma në drejtësi është drejt marrjes formë dhe fillimit të bërjes drejtësi sa Kryemadhit i duhet një psikiatër ose një shtrat në psikiatri sepse të thuash se janë vrarë në 3 muaj 3000 vetë… ke ikur tek të marrët