Monika Kryemadhi duke e kuptuar se si është katandisur SHPK LSI dhe ku do përfundoi në zgjedhjet e 25 Prillit, i jep kurajo vetes dhe gjithë atyre që presin të vijë dita e lumtur, kur hante qeni petulla, se kishin lavjerrsin në dorë, herë me Salën e herë me Ramën.
Mirëpo iku ajo kohë dhe ndryshimet e kodit zgjedhor, sigurisht që do i japin vendin që meriton partisë, që për shqiptarët është etaloni i hajdutërisë, krimit dhe korrupsionit. Më e keqja është sepse Monika bënë sikur nuk kupton, se tani i ka ngelur vetë thotë se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Doktoresh Moni tha se e bazon optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve që sipas saj nuk vodhën si militant e lsistë, duke theksuar se prit më 25 prill më shumë se 40 mandate.
“Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të nxjerrë fitues Edi Ramën. E pamë lakuriq Edi Ramën. Deri tani e kishim parë biologjikisht, tani po e shohim politikisht. Rama shpreson të dëgjojë nga opozitës se nuk do të hyjë në zgjedhje”, tha Kryemadhi në ‘Ilva Now’.
Pavarësisht kësaj, kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk beson se opozita ka gabuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale.
“Do të jetë rezultat surprizë për shumë të tjerë, jo vetëm për Ilir Metën. 30% e administratës e votoi kundër në zgjedhjet lokale. Veprimet e njëanshme të Edi Ramës minimum do të dyfishojnë rezultatin e LSI-së, e them minimumi”. /Ekskluzive.al