Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është pyetur sontë në ‘Open’ për pjesëmarrjen e saj në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gjobit.
Kryemadhi tha se ka ndenjur jo më shumë se një orë dhe është ruajtur distanca duke e quajtur gjobën pa sens.
“Kryeministri para se të flasë për fotot e Bes Kallakut të sqarojë fotot në morg.
Para se të merret me domatet e Bes Kallakut të merret me viktimat e morgut.
Unë kam ndejtur një orë jo më shumë dhe tavolinat nuk ishin më shumë se nga 10 vetë.
Bes Kallaku u mati të gjithëve temperaturën në hyrje kështu që mos u shqetësoni. Ishin një familje në çdo tavolinë kështu që s’ka të bëjë fare.
Edhe ne këtu jemi 10 veta, pse nuk na gjobisin!”, deklaroi Kryemadhi!