1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mos prekni 30 Qershorin! PD-LSI në “l.uftë” me ndërkombëtarët: SHBA, OSBE, Gjermania e Italia rrëzojnë planet për shtyrjen e zgjedhjeve!

June 5, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ndërkombëtarët kanë rrëzuar planet e opozitës për të shtyrë zgjedhjet vendore. Edhe pse u bë katër muaj që protestohet, të gjithë ndërkombëtarët janë rreshtuar kundër opozitës shqiptare.

SHBA, OSBE, Gjermania, por edhe Italia, të cilat kanë kërkuar që zgjedhjet e 30 qershorit të mos preken, duke rrëzuar të gjitha pretendimet e PD-LSI se lokalet nuk do të zhvillohen në datën e caktuar.

Basha, Berisha dhe Kryemadhi kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve, duke marrë edhe mbështetjen e vetë presidentit i cili duke u rreshtuar në krah të opozitës ka propozuar pak ditë më parë ndryshimin e 30 qershorit.

Kundra pretendimeve të opozitës për të ndryshuar datën e zgjedhjeve ka dalë ditën e djeshme ambasadori italian Alberto Cutillo. Nga Parlamenti Europian ai e sheh si të rrezikshme shtyrjen e zgjedhjeve, duke deklaruar se në këtë mënyrë do të duhet ndryshim edhe në Kushtetutë.

“Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë.

Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “arnë më e keqe se e grisura” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj”, u shpreh ambasadori italian Alberto Cutillo.

Gjermania kundër shtyrjes së zgjedhjeve

Edhe Gjermania ka dalë kundër kërkesës së opozitës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Pak ditë më parë CDU-CSU ja ka prerë plotësisht shpresat opozitës. Përmes një deklarate zyrtare të lëshuar nga deputeti i Parlamentit gjerman, Mark Hauptmann, në emër të koalicionit CDU-CSU, theksohet se ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.

Sipas Hauptmann, shtyrja e zgjedhjeve është e pamundur, pasi shkelen hapur Kushtetuta dhe ligjet. “Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit”, tha ai.

OSBE kundër opozitës

Një zëri me Gjermaninë dhe Italinë ka qenë edhe kreu i OSBE, Miroslav Lajcak. Dy ditë më parë gjatë një vizite në Shqipëri, ai deklaroi se zgjedhjet vendore duhet të mbahen në datën e caktuar nga Kushtetuta. “Është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, duhet të kapërcehen dallimet, të punohet për vendin, problemet të debatohen në parlament dhe është tepër me rëndësi të forcohen institucionet demokratike. Duke bojkotuar zgjedhjet nuk është rruga e duhur, rruga drejt zgjidhjes për opozitën është të zbatojnë rekomandimet që ka bërë OSBE ODHIR”, tha Lajcak.

SHBA rrëzon PD-LSI

Pak ditë më parë në Tiranë mbërriti një delegacion i Kongresit Amerikan dhe i Këshillit Atlantik. Kreu i delegacionit, Damon Ëilson deklaroi se është kundër bojkotit të zgjedhjeve nga ana e opozitës, ndërsa bëri apel që data e zgjedhjeve të mos ndryshojë, duke kërkuar që ato të mbahen në kohën e caktuar.

“Ekziston një proces kushtetues. Në SHBA kemi një mandat katër vjeçar presidencial, dy vite për dhomën e përfaqësuesve, gjashtë vjet për senatin, dhe ndonjëherë kjo kohë shërben mirë për një parti dhe ndonjëherë është koha më e keqe për një parti për të shkuar në zgjedhje.

Këtu në Shqipëri keni rregullat tuaja dhe proceset kushtetuese dhe kodin zgjedhor dhe mendoj se është me rëndësi që të ndiqet ai kod. Keni zgjedhje lokale që mbahen në fund të qershorit që duhet të mbahen sipas planifikimit, keni zgjedhjet parlamentare që mbahen pas disa vitesh dhe duhet t’i përmbaheni”, tha ai.

Elisjeda Kiko


        
 
Next Post

“Shqiptarët hebrenj, midis nderimit dhe zhveshjes së d.hunshme”

Zbulohet kontrata/ Kandidati i Bashës nuk ka punuar asnjë ditë, por paguan mijëra dollarë për lobim në SHBA. Nga burojnë paratë?

Dëshmia e gazetarit amerikan: Pasi "New York Times" publikoi dëshminë e Kosta Trebickës, që faktonte përfshirjen e Shkëlzen Berishës në Gërdec, pushteti e v.rau!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com