Një deklaratë e fortë e motrës së aktores së njohur po qarkullon me shpejtësi në media, bëhet fjalë për familjen e aktores turke, Berguzar Korel, e njohur nga të gjithë shqiptarët si ‘Shehrezade’.
Motra e saj ka deklaruar se familjes së saj i vjen turp nga puna që ajo bën.
Zeynep Korel, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punon si pastruese dhe familjarët e saj nuk janë aspak dakord. Ajo ka treguar se të gjithë të afërmit i kanë bërë bllok dhe i kanë kërkuar të mos flasë publikisht për punën e saj.
‘Kur mësuan se punoja pastruese vendosën të ma mbyllnin gojën. Më thanë nëse e bën publike do të ndërpresim çdo marrëdhënie me ty. Më bënë bllok të gjithë familjarët. U mërzita por thashë do ia lë kohës. Ato duan të më marrin lirinë e të folurës edhe pse jam në Amerikë? Çfarë nuk thanë për mua! Shpikën sikur unë i paskam kërkuar Berguzares para. Ndërkohë që unë këtu punoj me forcat e mia. Ne jemi një familje nuk funksionojmë dot bashkë’, ka treguar Zeynep për mediat turke.