Paralelisht me përballimin e situatës së pandemisë së Covid-19, qeveria po punon dhe është e vendosur edhet për të mbajtur sa më parë premtimin për të ndërtuar ndërtesa të reja për qytetarët që pas tërmetit të 26 nëntorit humbën shtëpitë e tyre.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, bashkë me disa ministria ka prezantuar projektin e dy lagjeve të reja në Tiranë e Durrës, që janë pjesë e procesit të rindërtimit. Në këtë takim kanë marrë pjesë dhe dy arkitektë italianë, Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, të cilët prezantuan dhe planet e tyre, ndërkohë që përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, i pari i qeverisë shqiptare zbuloi se lagjet e reja do jetë jenë, njëra tek lumi i Tiranës dhe një në zonën e Spitallës, ndërsa shtoi se po hapet një kapitull i ri.
“Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, dy arkitektët e famshëm italianë, prezantojnë në Këshillin Kombëtar të Territorit, dy plane të rindërtimit në Tiranë dhe Durrës, dy lagje të reja, njëra pranë lumit të Tiranës e tjetra në zonën e Spitallës, që mishërojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam. Po hapet një kapitull i ri, për qytetet e së ardhmes”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër, arkitekti italian Stefano Boeri zbuloi në takim se projekti është gjelbërimi, 2/3 e kësaj hapësirë do të jetë me gjelbërim, madje do të vihen në zbatim edhe tarracat e gjelbra, siç është parë në shumë qytete europiane. “Është një projekt që ka përfshirë kompetenca kombëtare, një projekt që ka rimarrë disa ide që kishim zhvilluar për masterplanin e Tiranës, idenë e një pylli orbital. Projekti parashikon që të ndërthuret në një nga zonat që përfytyrohej që do të krijohej një Tiranë policentrike, afër Kamzës.
Koncepti i këtij projekti niset nga ideja që duhet të ndërtohet një lagje eksperimentale, nga pikëpamja e teknologjike dhe sfidave të reja që na ka vënë përpara pandemia. Që të realizojmë një qytet ku gjelbërimi të jetë ideja themelore, i vetëmjaftueshëm, një qytet ku mund të futen të gjithë, një lagje që të përshkohet në 15 minuta në këmbë, pa pasur nevojë për t’u përdorur makina. Një lagje në funksion të të rinjve, një lagje e mbrojtur dhe e sigurt. Një sistem hapësirash të gjelbra të mëdha dhe një pistë për biçikleta dhe këmbësor me një densitet të ulët. Tre qendra publike. Banorë të kësaj zone, që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe banorë të rinj. Mund të jenë selitë edhe të disa ministrive. 2/3 sipërfaqe të gjelbra, përdorimi i çative të gjelbra”, deklaroi Boeri.