Rama ka folur për rregullin për të hequr pagesën e qerave për një kategori biznesesh dhe njerëzish.
“Ky vend nuk është tërësisht informal. Kemi nxjerrë gati 200 mijë njerëz nga puna e zezë dhe i kemi regjistruar. Sigurisht që ka edhe njerëz që punojnë në punë të zezë. Në këtë hall të madh që i ka rënë secilit, ka halle dhe halle. Ajo që duhet të bëjmë ne është që të ndihmojmë ata që janë në pikën më të madhe të hallit. Në proces do shikojmë të zgjerojmë paketën sepse është një luftë që nuk e dimë kur mbaron, duhet të përgatitemi për të ecur hap pas hapi dhe jo për të shkuar menjëherë tek fundi dhe nëse nuk është fundi, do na gjejë një fund më i tmerrshëm”, është shprehur Rama.
Kryeministri ka komentuar edhe situatën që po kalojnë edhe bizneset e mëdha pas masave të forta që ka marrë qeveria nga koronavirusi.
“Po mendoni për të pasurit?”, e ka pyetur Çani Ramën. “Të pasurit në këtë luftë, si në çdo tjetër të njerëzimit, duhet të japin jo të marrin”, ka thënë Rama. “Unë mendoj se duke qenë afër të pasurve ndihmoni dhe të varfërit”, i ka thënë Çani. “
Biznesi i madh nuk do dëmtohet nga fakti që s’do marri qiranë nga njerëzit që janë në pikë të hallit. Qiraja në të gjithë botën është e ardhur dytësore. Kush ka dy palë të ardhura, ky nuk është halli më i madh që ka qeveria”, ka thënë Rama.