Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Tiranë, ku dy të rinj kanë dëmtuar bustin e këngëtarit të ndjerë Françesk Radit. Video u bë virale dhe menjëherë pas kësaj reagoi kantautori i njohur shqiptar Elton Deda. Deda ka shpërndarë videon me të rinjtë duke i fyer e quajtur ndyrësira dhe se kanë nëvojë për riedukim.
“Ndyrësira! Duhet pashaportizim për Tirone! Vetëm riedukimi ju bën derman. Ndyrësira si ju na bën të na marrë malli për kohën e qoftëlargut!’, shkruan kantautori.