Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, deklaroi se banorët e astirit kanë dhunuar punonjësit e policisë dhe të IKMT.
I pyetur se pse ishte bllokuar totalisht zona, duke krijuar kaos në lëvizje edhe për qytetarët e tjerë, Mazniku tha se është bërë për të siguruar jetën e tyre, pasi pritej që aty të kishte konflikt.
“Siç ishte paralajmëruar dhe siç ndodhi nga pjesa e banorëve të zonës të yshtur në mënyrë politike pati ushtrim dhune ndaj policisë. Janë goditur policët, janë kundërshtuar forcat e IKMT. Për të siguruar sigurinë e qytetarëve, për të mos u futur në një zonë që mund të kishte probleme konfliktuale, u bllokua zona. Kërcejnë gurë. Siguria e njerëzve, përfshirë dhe kalimtarët, është prevalente, më e rëndësishme se komoditeti për të kaluar në atë orë aty.”