Sot bëhen 9 vite nga 21 janari i 2011-ës. Atë 21 janar katër veta humbën jetën gjatë protestës të organizuar nga Partia Socialiste, e cila në të kohë ishte në opozitë. Viktimat ishin Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Edhe pse postimet e sotme të Berishës nuk kanë qenë në lidhje me 21 janarin, nuk kanë munguar komentet negative nga qytetarët, të cilët përpiqen t’ja kujtojnë ngjarjen e rëndë.
Një qytetar i shkruan:
“Sali! Sot është ditë zie Sot është ditë vaji Sot është ditë lotësh Sot është ditë dhimbjesh Sot është 21 Janar Sali! Si sot e 9 vite më parë ti Sali pushkatove të pafajshëm qytetar shqiptar! Sali! Gjaku në bulevard akoma nuk është tharë! Sali! Hesht!.. Hesht sot, se sot toka dhe qielli jan bër tok e po qajnë me lot!!! Nuk thon kotë: ,,vesi del me shpirtin,,!”