Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një thirrje të fortë për partitë politike në Shqipëri që ende nuk kanë dalë kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo pyet se nga çfarë kanë frikë partitë e tjera që nuk kërkojnë moskandidimin e kryetarit të PSD-së, që është shpallur “non-grata” nga SHBA.
“Ne shohim se PD dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin shqiptar dikë të akuzuar nga SHBA për korrupsion. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mire”, shkruan Yuri Kim.