Gjykata ka marrë vendimin për mësuesin i cili ngacmoi seksualisht të miturën në Delvinë.
Ai do të vuajë dënimin me tre vite e gjashtë muaj Neshat Tepelenës, në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa ka filluar që me datë 28.04.2018.
Ngacmimi i fëmijës ka ndodhur më shumë se një vit më parë në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por familja e nxënëses heshti nga opinioni. Por, ata vendosën ta denoncojnë rastin në komisariatin e Policisë së Delvinës.
Banorë të fshatit thanë për mediat se rasti ishte i përsëritur. Në vitin 2003, mësuesi Tepelena kishte marrë vërejtje me shkrim për diçka të ngjashme dhe kjo vërejtje ndodhej në dosjen e tij si arsimtar.